ZYRTARE/ Mirel Josa dobëson rivalët e Besës, klubi i teknikut shqiptar firmos me mbrojtësin e krahut

Mirel Josa nuk ndalet së “peshkuari” në Shqipëri. Pas Envi Bockës, klubi i drejtuar nga tekniku shqiptar përforcohet me Endri kastratin.

Klubi shqiptar ka nënshkruar me mbrojtësin e Kategorisë së Parë ditën e sotme. Në faqen zyrtare të Vëllaznimit është postuar afrimi i anësorit nga Pogradeci. Kështu, Endriti do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Kosovës, që korrespondon me të njëjtin nivel të futbollit shqiptar.

Kuqezinjtë vahzdojnë merkaton në Shqipëri për të plotësuar dëshirat e ish-teknikut të Besës. Pas ish-it të Laëit, klubi dardan godet me Kastratin që nuk e ka eksperiencën e parë në Kosovë, pasi më parë ka qenë pjesë e Ferronikerlit në të shkuarën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në qershor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us