ZYRTARE/ Mosha mbetet numër, Manuel Neuer rinovon kontratën me Bayern Munich

Manuel Neuer nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe më 27 mars do të mbushë plot 39 vjeç, Neuer ka rinovuar ditën e sotme kontratën e tij me klubin gjerman të Bayern Munich.

Kontrata e tij tashmë do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Pavarësisht portierëve të rinj të afruar, Bayern mesa duket nuk heq dorë lehtë nga shërbimet e Neuer, që padyshim është një nga legjendat e klubit.

Kujtojmë se kapiteni bavarez është pjesë e ekipit nga Mynihu që prej vitit 2011, kur u ble nga Schalke 04 për shumën e 30 milionë eurove. Që prej atëherë, Neuer ka luajtur 547 ndeshje me Bayernin, duke mbyllur pa pësuar ol 258 prej tyre.

Lajme të tjera |  3 ditë para finales Vllaznia - Egnatia, zbulohet numri ZYRTAR i biletave të shitura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us