Partizani do të zbresë në fushën e lojës pas dy ditësh përballë Kajlus. Në prag të kësaj sfide tepër të rëndësishme “Demat e Kuq” kanë marrë një vendim të rëndësishëm për Agim Zekën.
Partizani dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë mbyllur bashkëpunimin mes palëve pas një sezoni. Në 31 ndeshje të zhvilluara në Superiore, Agim Zeka arriti të shënojë vetëm 2 herë.
Njoftimi zyrtar i Partizanit:
Faleminderit Agim Zeka
Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre.
Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron shumë suksese në karrierë.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.