ZYRTARE/ Në qendër të merkatos, Cristian Shpendi firmos për 4 vite me bardhezinjtë

Cristian Shpendi do të vazhdojë që të jetë pjesë e Cesena. Edhe pse shumë ekipe të njohura të Serie A ishin në ndjekje të tij, Shpendi ka preferuar që të qëndrojë aty ku aktivizohet momentalisht.

Kontrata e re e shqiptarit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028. Pra, bardhezintjë që militojnë në Serie B e kanë “blinduar” talentin shqiptar edhe për 4 vite të tjera.

Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të shitet edhe në verën e ardhshme. Rinovimi i kontratës do t’i sillte më shumë të ardhura “xhepave” të drejtueseve të Cesenas, në rast se Shpendi do të shitej.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Interi për turp! Ziktaltrit eliminohen nga Tiago Silva me shokë, merr fund ëndrra e Botërorit të klubeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us