ZYRTARE/ Nga Elbasani në Serie A, 16-vjeçari i bashkohet klubit të njohur italian

Bashkëpunimi mes klubit të Elbasanit dhe atij italian të Bolognas duket se po jep fryet e para. Talenti i Elbasanit, Armir Boriçi ka marrë një ftesë zyrtare nga klubi i Serie A, për t’iu bashkuar akademisë së tyre.

16-vjeçari do të niset drejt qytetit italian, për t’u bërë pjesë e akademisë së Bolognas. Aty, Boriçi do të jetë në provë dhe do të tentojë që të japë sinjale pozitive, pse jo për një transferim të përhershëm.

Diçka të tillë e ka njoftuar vetë klubi i Superiores, Elbasani me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Në bashkëpunimin zyrtar midis AF Elbasani dhe Bologna FC njoftojmë ftesën nga klubi italian për lojtarin e akademisë verdheblu Armir Boriçi. 16 vjeçari Boriçi do të niset drejt qytetit italian me ftesën për tu provuar në ekipin e akademisë së Bologna FC”.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us