ZYRTARE/ Nga Gjeorgjia në Tiranë, bardheblutë prezantojnë sulmuesin e ri

Tirana ka përforcuar repartin ofensiv të ekipit me transferimin më të ri në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Tsotne Patsatsia i cili është afrimi më i ri i bardhebluve të kryeqytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tirana përmes një postimi në faqen zyrtare. Sulmuesi 25-vjeçar ka firmosur një kontratë me bardheblutë deri në fund të qershorit të vitit 2027.

“Mirësevjen Tsotne Patsatsia!

Klubi i Futbollit Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Tsotne Patsatsia, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori gjeorgjian ka firmosur një kontratë 2 vjeçare duke u bërë përforcimi më i ri në radhët e kampionëve historikë të Shqipërisë.

Patsatsia është një lojtar me cilësi teknike dhe fizike, i njohur për qetësinë me topin, vizionin në ndërtimin e lojës dhe përkushtimin në fushë. Me eksperiencën e tij në kampionatet jashtë vendit dhe ambicien për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Tiranës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ FSHF merr vendimin, ish-i i Kukësit emërohet trajner i Kombëtares U17

Mirësevjen në familjen bardheblu, Tsotne!

Suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën më të lavdishme në Shqipëri!”, shkruan Tirana.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us