ZYRTARE/ Nga Izraeli në Shqipëri, Elbasani prezanton sulmuesin e ri të ekipit

Roei Ben Shimon është futbollisti më i ri i ekipit të Elbasanit. Sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Maccabi Herzlya në Izrael, për të nisur një të re në Shqipëri.

Sulmuesi vjen në Superioren shqiptare, pas një karrierë të kaluar të gjithën në Izrael. 25-vjeçari izraelit ka luajtur për ekipe si Bnei Yehuda, FC Ashdod, Kfar Saba dhe Beitar Jerusalem.

Vlera e tij momentale në “Transfermarkt” është 175 mijë euro. Ndërkohë që gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur 111 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe asistuar në 8 të tjerë.

Lajme të tjera |  Transferimi i mesfushorit shqiptar, Igli Tare e thotë hapur: Ai dëshiron vetëm Milanin, shpresoj të ketë fund të lumtur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us