ZYRTARE/ Nga kampionët tek Dinamo, mbrojtësi bëhet pjesë e kryeqytetasve

Dinamo ka përforcuar prapavijën me një transferim nga ekipi i Vorës. Klubi kryeqytetas i Shqipërisë ka arritur akordin me Ysni Ismailin, i cili do të jetë nën urdhrat e Ilir Dajës për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dinamo përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Ysni Ismaili, zyrtarisht blu!

Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin  tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai aktivizohet  në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora. Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i “Nëndetëses” në këtë merkato vere.”, shkruan Dinamo.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në "Air Albania", e përqafon Laçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us