ZYRTARE/ Nga Superiorja në arenën ndërkombëtare, njihuni me arbitrin që do të gjykojë në supersfidën Real Madrid – Juventus

Real Madrid dhe Juventus do të përballen këtë të martë për të luajtur supersfidën e vlefshme për 1/8-at e Botërorit të Klubeve. Ndeshja që do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium”, nis në orën 21:00.

Tashmë FIFA ka vendosur edhe për arbitrin që do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e njohur polak, Szymon Marciniak. 44-vjeçari është një nga arbitrat më të njohur në arenën ndërkombëtare, por së fundmi është i njohur edhe për shqiptarët.

Mariciniak vendosi drejtësi në finalen e madhe të “Final – Four” të Superiores, midis Egnatias dhe Vllaznisë më 12 maj. Ajo ndeshje përfundoi 4-0 në favor të rrogozhinasve.

Lajme të tjera |  “Gjigantët” gjermanë i “prishin” planet Igli Tares, ofertë për Ardon Jasharin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us