ZYRTARE/ Nis revolucioni, skuadra kryeqytetase mbetet pa drejtor sportiv

Agim Ibraimi nuk do të jetë me pjesë e Tiranës për sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Tiranës.

Bardheblitë dhe drejtori sportiv kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre vetëm pas 1 sezoni. Klubi i uron ish-sulmuesit suksese në karrierë, ndërsa e falenderon për kontributin e dhënë në kryeqytet.

Kujtojmë se Ibraimi mori në dorë merkaton e Tiranës në verën e vitit të kaluar, por paraqitjet e skuadrës në këtë sezon lanë shumë për të dëshiruar. Siç dihet Tirana ia doli të siguronte mbijetesën në Superiore pas sfidës së “Play-Out” ndaj Pogradecit.

Kjo ka bërë që drejtuesit të mos vazhdojnë më me të, pasi palët kanë ide të ndryshme për ndërtimin e ekipit.

ZYRTARE/ Nis revolucioni, skuadra kryeqytetase mbetet pa drejtor sportiv

Lajme të tjera |  VIDEO/ Tifozët nuk u besojnë syve, Armando Broja humb kohën në goditjen finale! Mbyllet pjesa e parë e Shqipëri-Izrael

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us