ZYRTARE/ Një partner në sulm për Ronaldon, Al Nassr shpenzon 77 milionë euro për talentin e Premier League

Siç ishte përfolur dhe ditët e fundit, Jhon Duran do të largohej nga Aston Villa në merkaton e janarit. Ditën e sotme klubi anglez ka shitur kartonin e 21-vjeçarit që do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Duran është blerja më e re e Al Nassr në këtë afat kalimtar, klubi saudit pagoi plot 77 milionë euro që kaluan në arkat e Aston Villës. Kontrata e cila do ta mbajë të lidhur sulmuesin me ekipin është e vlefshme deri në verën e vitit 2030.

Paga që do të përfitojë Duran deri në përfundimin e kontratës do të jetë 10 milionë euro në sezon. 21-vjeçari kolumbian do të jetë partneri i Cristiano Ronaldos në sulm, duke zgjedhur dhe numrin 9 në fanellë.

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us