Albert Dabiqaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Dritës së Gjilanit. Pasi fitoi titullin kampion me ekipin bardheblu, mesfushori 28-vjeçar nuk do të braktisë anijen, por do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre.
Dabiqaj do të jetë lojtar i Dritës edhe për 3 sezone të tjera. Pra, mesfushori ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2025. Një “goditje” perfekte për kampionët e Kosovës, pasi mesfushori është një aset i çmuar në organikën e tyre.
Kujtojmë se në këtë sezon, deri më tani Dabiqaj ka marrë pjesë në 41 ndeshje me fanellën e Dritës. Mesfushori difensiv ia ka dalë që të shënojë 11 gola dhe të asistojë në 5 të tjerë.