ZYRTARE/ Nuk është në planet e kampionëve, tjetër futbollist ndan rrugët me Egnatian

Ilir Dobjani nuk do të jetë më futbollist i Egnbatias. Portieri i cili e nisi sezonin te kampionët, u huazua në janar te Laçi për të zëvendësuar Mario Dajsinanin. Ky i fundit i mori vendin e titullarit te rrogozhinasit.

Pasi mbylli huazimin me kurbinasit, Dobjani u rikthye te Egnatia, por nuk do të jetë më pjesë e tyre. Ka qenë vetë futbollisti që ka njoftuar largimin dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg.

“Nga sot, nuk jam më pjesë e @egnatia.al. Falënderoj drejtuesit, stafin, shokët e ekipit, punonjësit dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës që isha pjesë”, ka shkruar Dobjani.

ZYRTARE/ Nuk është në planet e kampionëve, tjetër

Lajme të tjera |  Rikthimi i Skukës në kryeqytet, Partizani i bën “dalje me stil” afrimit të janarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us