ZYRTARE/ Nuk u lejua të debutonte me Shqipërinë nga Edi Reja, sulmuesi surprizon me klubin e ri

Florian Kamberi është lojtari më i ri i Rapersvil-Jona në Zvicër. Klubi i ligës së tretë nga niveli i futbollit zvicerian, ka fituar shërbimet e 30-vjeçarit  që ishte pa klub.

Dhe pse është një surprizë kjo zgjedhje në ligën e tretë, Kamberi e ka një rikthim te Rapersvil Jona. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e këtij klubi në vitin 2014.

Kamberi po ashtu ka mbahet mend te Kombëtarja e Shqipërisë në vitin 2021. Dhe pse nuk mori asnjë minutë nga Edi Reja, ishte i gatshëm në stol për kualifikueset e Botërorit.

Debutimi i tij me ngjyrat kuqezi nuk erdhi asnjëherë.

Lajme të tjera |  Gattuso kërkon Armando Brojën në Serie A, Burnley i vendos çmimin sulmuesit të Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us