ZYRTARE/ Pas dy vitesh bashkëpunim, vjen largimi i papritur nga Vllaznia

Aurel Locaj nuk do të jetë më përgatitës atletik te ekipi i Vllaznisë. Pas dy vitesh bashkëpunimi me klubin kuqeblu, lezhjani vendos që të largohet mes falenderimesh.

Kujtojmë se para të bashkohej me Vllazninë, Locaj ka punuar me një tjetër ekip të Superiores. Përgatitësi atletik ka qenë pjesë e stafit të Alfred Deliallisit te Erzeni, kur shijakasit ishin pjesë e elitës.

Njoftimi nga Aurel Locaj:

Faleminderit Familja! Pas 2 vitesh rruget tona ndahen ktu. Krenar qe isha pjese e ekipit, krenar per cdo sfide qe kaluam, krenar per stafet qe kalova ne 2 vjet, krenar per tifozat kuq e blu… Shumeeeee krenar per cdo lojtare qe pata nderin ta stervis. Faleminderit te gjithve! Tu prift e mbara Vllazni e ishalla kampion sa me shpejt se e meriton!

Lajme të tjera |  Barcelona në telashe, UEFA gati të përjashtojë Lamine Yamal me shokë nga Champions-i

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us