ZYRTARE/ Prezantohet si kampion bote, mbrojtësi argjentinas rikthehet te River Plate

Tashmë Gonzalo Montiel nuk është më një lojtar i Sevillas. Kampioni i Botës me Argjentinën në botërorin e 2022 është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së River Plate.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi argjentinas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. Nga shitja e mbrojtësit të djathtë, Sevilla ka përfituar 4.5 milionë euro që janë paguar nga River Plate.

Montiel rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë pasi u largua pikërisht për te Sevilla 3 vite e gjysmë më parë.

Lajme të tjera |  Shans i “artë” për Kristjan Asllanin, kapiteni dhe mesfushori i Interit humbasin ndeshjen e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us