Tashmë gjithçka është zyrtare. Gugash Magani nuk ëhstë më trajner i tiranës.
Lajmin e ka bërë të fitur klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Klubi falenderon trajnerin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në vazhdim.
Palët kështu ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, me kryeqytetasit që pranojnë dorëheqjen e Maganit, i cili pas humbjes 4-0 me Egnatian u kishte bërë të ditur drejtuesve vendimin e tij.
“KF Tirana njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun Magani. Klubi e falenderon për kontributin dhe përkushtimin e tij në drejtimin e stolit bardh e blu dhe i uron suksese në vijim”,thuhet në postim.
