ZYRTARE/ Rënia nga Superiorja fatale, Laçit i largohet mesfushori që firmosi kontratë 2-vjeçare

Alban Shabani nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Laçit pas rënies nga Superiores. Mesfushori dhe klubi kurbinas kanë vendousr të mbyllin bashkëpunimin mes tyre pas 6 muajsh.

Shabani u bashkua me Laçin në janar të këtij viti, por rënia nga elita, ka bërë që mesfushori të largohet. Ai firmosi kontratë 2-vjeçare në janar, por tashmë marrëveshja është prishur.

Kujtojmë se më para, 25-vjeçari nga Podujeva ka luajtur me Llapin, Skënderbeun, Feronikelin dhe Drenicën. Pra, aventura e tij me Laçin ishte e dyta në Shqipëri. Ndërkohë që është vetë mesfushori që ka njoftuar largimin nga Laçi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Igli Tare diskuton për 5 milionë euro, mesfushori shqiptar pranë kalimit te Milan

Njoftimi i Alban Shabanit:

Faleminderit KF Laçi
Falenderoj nga zemra klubin KF Laçi, presidentin Pashk Laska për mirëkuptim dhe korrektësi, trajnerin Moriero për besimin dhe mundësinë e dhënë si dhe gjithë ekipin dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
Ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij klubi.

Ju uroj suksese në të ardhmen!

ZYRTARE/ Rënia nga Superiorja fatale, Laçit i largohet mesfushori

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us