ZYRTARE/ Rikthehet Eneo Bitri, ish-kapiteni i Partizanit mbyll aventurën në Hungari

Eneo Bitri nuk është më pjesë e FC Gyor në Hungari. Ish-mbrojtësit të Partizanit i përfundoi afati i huazimit te hungarezët dhe tashmë është rikthyer në Norvegji te Valerenga.

Bitri ishte në huazim te Gyor që prej korrikut të vitit 2024. Gjatë kësaj periudhe në Hungari, mbrojtësi 28-vjeçar bëri mjaft mirë. Ish-kapiteni i Partizanit shënoi 5 gola dhe asistoi në një tjetër.

Tashmë pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e Bitrit. Kujtojmë se mbrojtësi ka një karrierë të pasur në Shqipëri, pasi ka luajtur me ekipe si Tomori, Partizani dhe Kamza.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Nuk ka marrëveshje mes klubeve, dështon transferimit i shqiptarit te Milan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us