ZYRTARE/ Rikthim i bujshëm, Olivier Giroud firmos me ekipin e shqiptarit

Olivier Giroud ka kryer një rikthim të bujshëm në futbollin evropian. Vetëm pas 1 sezoni në SHBA me ekipin e Los Angeles, Giroud është rikthyer në Evropë duke firmosur me Lille, ekip ku aktivizohet edhe Edon Zhegrova.

Kështu, 38-vjeçari rikthehet në Francë pas plot 13 vitesh. Kujtojmë se në vendlindje, sulmuesi francez ka mbajtur veshur fanellën e Grenoble, Istres, Tours dhe Montpellier.

Ndërkohë që këtë herë me Lille, Giroud ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitin 2026. Vlen të përmendet se sulmuesi ka një karrierë të pasur përtej Francës.

Para se të transferohej në SHBA, Giroud ka luajtur për ekipe elitare si Arsenal, Chelsea dhe Milan.

Lajme të tjera |  6 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren shqiptare, mesfushori “okazion” në merkato

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us