ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur”, klubi shqiptar mbetet pa trajner në prag të Kupave të Evropës

Nenad Brnovic nuk është më trajner i FC Deçiq. Klubi shqiptar që militon në Malin e Zi njoftoi ditën e sotme për ndërprerjen e bashkëpunimin me trajnerin 45-vjeçar, për shkak se ky i fundit do të punojë jashtë vendit.

Ndër të tjera, Deçiq i uron suksese trajnerit Nenad Brnovic. Një lajm i papritur, duke marrë parasysh që ekipi mbetet pa trajner në prag të Kupave të Evropës. Kujtojmë se klubi shqiptar merr pjesë në Evropë, për shkak se fitoi Kupën e Malit të Zi.

Njoftimi i Deçiq:

Nenad Brnović nuk është më trajner i ekipit të parë të KF Deçiq.
Klubi dhe trajneri kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të ndërsjellë për shkak të largimit të trajnerit për të punuar jashtë vendit.
I jemi mirënjohës Nenad Brnović dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës së tij.

Lajme të tjera |  Tani nuk ka më dyshime, mesfushori shqiptar një hap larg Milanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us