ZYRTARE/ Rubin Hebaj largohet nga Nasaf Qarshi, ish-sulmuesi i Partizanit firmos me klubin e Superligës

Pas gjashtë muajsh në skuadrën e Nasaf Qarshi, Rubin Hebaj i ka dhënë lamtumirën kampionëve të Uzbekistanit. Megjithatë, ish-sulmuesi i Partizanit nuk është larguar nga ky kampionat.

Rubin Hebaj është transferuar ditën e sotme në skuadrën e Sogdiana. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra uzbekistaneze përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme një kontratë 1.5-vjeçare me skuadrën e tij të re. Në 7 takime të zhvilluara në Superligën e Uzbekistanit, Hebaj arriti të shënojë dy gola me Nasaf Qarshi.

Lajme të tjera |  'Shkrihet' KF Tirana, klubi konfirmon tetë largime

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us