ZYRTARE/ Sapo kishte fituar vendin e titullarit, Armando Brojës i heqin trajnerin

Tashmë zyrtarisht Evertoni ka shkarkuar trajnerin. Armando Broja e gjen veten pa një teknik në krye pak orë para nisjes së sfidës për Kupën e Anglisë.

Vetë blutë kanë shpallur çdo gjë në një njoftim në rrjetet sociale. Sean Dyche nuk është më drejtuesi i pankinës së skuadrës së legjionarit. Duket se durimi i pronarëve të klubit anglez ka sosur duke e shkakrkuar në mënyrë të menjëhershme anglezin.

Everton bënë me dije se do të njoftojë në ditët në vijim se kush do të marrë drejtimin e skuadrës.

Deri atëherë, sulmuesi shqiptar do të ketë si “timonier” teknikun e U-18 Leighton Baines dhe njëherazi kapitenin Seamus Coleman. Të dy janë “ikona” të klubit të Premier League.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Silvinjo e do te Kombëtarja, futbollisti shënon penallti me peshë në Kupën e Argjentinës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us