ZYRTARE/ Shpërbëhet klubi i Lilles, ylli i skuadrës franceze njofton largimin nga “ujqërit”

Pas Remy Cabellas dhe Jonathan David që kanë njoftuar largimin e tyre, nga Lille do të largohet një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Angel Gomes që nuk ka rinovuar kontratën me klubin dhe do të largohet nga “ujqërit” në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 24-vjeçari anglez përmes një postimi në faqen e tij zyrtare. “Pas katër vitesh të paharrueshme te Lille, ka ardhur koha të them lamtumirë. Ky klub ka qenë më shumë sesa thjesht një ekip, ka qenë një familje, një shtëpi dhe një vend që më ka formuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia nuk vonon, klubi shkodran prezanton zëvendësuesin e Tefik Osmanit

Si çdo udhëtim, ka pasur ulje-ngritje, por jam vërtet mirënjohës ndaj shokëve të ekipit dhe tifozëve që më kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku dhe jam mirënjohës për çdo moment.

Për tifozët, faleminderit për mbështetjen tuaj të mrekullyeshme dhe që besuat tek unë. Do ju jem gjithmonë mirënjohës. Gjithmonë kam dhënë gjithçka që kam pasur për fanellën dhe për të gjithë ju. Lille do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, u shpreh mesfushori anglez.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us