Dritan Smajli do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të Ilirisë. Timonieri lezhjan dhe drejtuesit e klubit nga Fushë-Kruja kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Smajli do të jetë në krye të ekipit të Ilirisë edhe për një sezon, pra për atë 2025-2026. Kujtojmë që sezoni që lamë pas ishte i suksesshëm për të dhe ekipin nga Fushë-Kruja, pasi u shpallën kampionë në Kategorinë e Dytë dhe siguruan ngjitjen në të parën.
Njoftimi i klubit të Ilirisë:
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, KF Iliria dhe trajneri kampion Dritan Smajli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm!
Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Smajli ka kthyer skuadrën në një ekip të fortë dhe të bashkuar, duke fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e kundërshtarëve. Tashmë sytë janë drejt sfidave të reja, me synime edhe më të mëdha!
Forca Iliria – rruga vazhdon me të njëjtën energji në stol!