ZYRTARE/ Skënderbeu “kërcënon” Partizanin, prezanton sulmuesin e ri

Skënderbeu ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim të kësaj merkatoje. Luquinhas është tashmë lojtari më i ri i korçarëve.

Lajmimn e ka bërë të ditur kluybi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur kontratën mes tyre dhe braziliani do të jetë një “armë” plus për Ernest Gjokën për pjesën e dytë të sezonit.

“Luquinhas zyrtarisht bardhekuq!

Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.

27 vjeçari me një eksperiencë të pasur në Superligën Finlandeze, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore.

#forcaujqër ????⚪️????”, shkruan klubi korçar.

Kujtojmë se Skënderbeu do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Partizanit, sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Duel ky që do të zhvillohet në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us