ZYRTARE/ Skuadra e Arbër Hoxhës arkëton 17 milionë euro, sulmuesi transferohet në Serie A

Martin Baturina është lojtari më i ri i Como. Fantazisti kroat ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Dinamon e Zagrebit, për të nisur një të re me skuadrën e Como në Serie A.

Kështu, 22-vjeçari largohet nga ekipi i Zagrebit, aty ku luante krah Arbër Hoxhës. Ndërkohë që ekipi italian ka shpenzuar 17 milionë euro për të siguruar shërbimet e kroatit.

Në sezonin që lamë pas, Baturina bëri mjaft mirë në 45 ndeshje që mori pjesë. Ai ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 12 të tjerë.

Lajme të tjera |  Okazion i merkatos! Dëshira më e madhe e trajnerit spanjoll, por futbollisti i Kombëtares dëshiron të luajë në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us