ZYRTARE/ ‘Spastrim’ në Ballsh, Bylisi fillon rindërtimin e skuadrës pa u mbyllur viti

Bylisi ende nuk ka luajtur ndeshjen e fundit për këtë vit, por po mendon për merkaton dhe rindërtimin e skuadrës që do të zbresë në fushë pas janarit. Vetë klubi ballshiot ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes me 3 lojtarë.

Patrik Treni është emri më i lakmuar prej tyre që nuk do të vijojë aventurën me skuadfrën e Dedes. Dy lojtarët e tjerë janë të së njëtës kombësi dhe pjesë e ekuipazhit të madh të të huajve në Ballsh.

Bëhet fjalë për Gabriel Recife dhe Wendel Da Conceicao. Që të dy luajnë në repartin e mbrojtjes, i pari si qendërmbrojtës, teksa i dyti si anësor. Kështu, amerikano-latinët i thonë lamtumirë bylinjotëve dhe Shqipërisë.

Lajme të tjera |  “Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

FK Bylis ka falenderuar futbollistët për bashkëpunimin e tyre në zgjidhjen me konsensus të bashkëpunimit ndërmejt palëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us