ZYRTARE/ Surprizë në merkato, ish-i i Tiranës largohet nga kampionët

Eni Imami nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës. Qendërmbrojtësi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me kampionët e Kategorisë së Parë pas 1 viti e gjysmë me fanellën e Vorës.

“Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Eni Imami. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Enin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruan klubi i Superiores në rrjetet sociale.

Tashmë, 32-vjeçari është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Imami ka eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar, pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e disa ekipeve elitare.

Qendërmbrojtësi ka luajtur me Partizanin, Dinamon, Laçin, Teutën, Kukësin, Tiranën, Skënderbeun, Vllazninë dhe Flamurtarin. Gjithashtu, Imami ka luajtur edhe në Zvicër me ekipin e Biaschesi.

Lajme të tjera |  Ofertat arabe, Atalanta refuzon 12 milionë euro për Berat Gjimshitin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us