ZYRTARE/ Tashmë pjesë e klubit tjetër kryeqytetas, Gjelbrim Taipi largohet nga Partizani

Gjelbrim Taipi është larguar përfundimisht nga Partizani. Pas dy sezonesh me “Demat e Kuq” në kryeqytetin e Shqipërisë, mesfushori 32-vjeçar është transferuar në Superligën e Kosovës.

Prishtina do të jetë skuadra e re ku do të luajë Gjelbrim Taipi për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas i Kosovës përmes një postimi ku prezantohet mesfushori.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Taipit në kampionatin kosovar. Ish-mesfushori i Partizanit do të mbajë mbi shpinë numrin 26 në fanellën e Prishtinës.

Lajme të tjera |  Nga Hamburgu te Milani, largimet e Çalhanoglu kanë qenë gjithmonë konfliktuale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us