ZYRTARE/ Teuta me trajner të ri, prezantohet Bledar Devolli

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pas largimit të Edi Martinit, trajneri i ri i Teutës është emëruar, Bledar Devolli. Ky i fundit mbylli aventurën e tij në Kosovë me Lirinë e Prizrenit për të nisur një të re në Superiore.

Kujtojmë se më herët, 47 vjeçari ka drejtuar ekipse si Dinamo, Turbina, Drenica, Luzi, Kukësi, Iliria, Tomori, Kastrioti, Bylisi dhe Kamza. Teksa, është vetë klubi durrsak që ka bërë të ditur emërimin e Devollit në krye të pankinës së ekipit.

Njoftimi i klubit të Teutës:

MIRËSEVJEN BLEDAR DEVOLLI!
Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta.
KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim! 

Lajme të tjera |  FOTO/ Shkëlqeu me dopietë, sulmuesi shqiptar vlerësohet në Angli dhe i dërgon sms Sylvinhos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us