Prej disa kohësh, u bë me dije se Theo Hernandez do të largohej nga Milani. Tashmë nuk ka më dyshime, mbrojtësi i kombëtares franceze është prezantuar në ekipin e tij të ri.
Al Hilal ka zyrtarizuar sot Theo Hernandezin si blerjen më të re në merkaton e verës. Gjigandët e Arabisë Saudite kanë paguar 25 milionë euro për të transferuar mbrojtësin anësor nga Milani.
Theo Hernandez ishte pjesë e kuqezinjve për 6 sezone. Me fanellën e Milanit, mbrojtësi 27-vjeçar arriti të fitojë 1 titull kampion dhe një Superkupë të Italisë sezonin që lamë pas.