ZYRTARE/ Tirana nuk stopon në merkato, prezantohet blerja nga klubi hungarez i shqiptarëve

Tirana vazhdon të afrojë lojtarë pranë ekipit për të shtuar forcat e rimëkëmbjes. Luciano Vera është afrimi më i ri që i shtohet kryeqytetasve.

Vera vjen nga klubi hungarez i ETO Gyor në Shqipëri. Luciano luan si mbrojtës dhe pas firmës në kontratë ka kryer menjëherë analizat mjekësore.

22 vjeçari luan specifikisht në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe është vënë nën urdhërat e Bledi Shkëmbit. Futbollisti më i ri i bardhebluve vjen nga një ekip ku prania e shqiptarëve është e shumtë, me Bitrin, Markun dhe të saposhtuarin Beqjan nga Teuta.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Mbylli aventurën me Milan dhe Romën, sulmuesi anglez bëhet shok skuadre me Muçin e Rashicën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us