ZYRTARE/ Tirana nuk vonon me pasuesin e Maganit, PREZANTOHET ish-i i preferuar i drejtuesve

Bledi Shkëmbi është rithyer në krye të Tiranës. Timonieri korçarë do të zëvendësojë kështu në stol Gugash Maganin, teksa kujtojmë se vetëm pak muaj më parë timonieri peqinas zëvendësoi Shkëmbin.

Një rrotacion te kryeqytetasit, me klubin që ka zyrtarizuar Shkëmbin për pjesën tjetër të sezonit. 45-vjeçari është njohës i mirë i bardhebluve, ndërsa skuadra është ndërtuar prej tij gjatë merkatos së verës.

“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.

Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.

KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, ka shkruar klubi bardheblu.

Lajme të tjera |  Ka lindur në Francë dhe luan në Bundesligë, FSHF-ja kontakton futbollistin me origjinë shqiptare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us