ZYRTARE/ Tjetër “firo” nga Vllaznia, klubi shkodran njofton largimin e titullarit

Milos Stojanovic nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Klubi shkodran dhe mbrojtësi serb kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre pas dy vitesh.

Stojanovic u mor nga Vllaznia në vitin 2023, kur vetë futbollisti vendosi të largohej Kastrioti. Menjëherë 28-vjeçari u kthye në titullar absolut, duke qenë i rëndësishëm për ekipin kuqeblu

Përsa i përket sezonit aktual, serbi mori pjesë në 34 ndeshje me Vllazninë. Madje, qendërmbrojtësi ia doli që të gjente edhe rrugën e rrjetës në 3 raste përgjatë 2836 minutave që luajti.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largohet Asllani, 22-vjeçari mbyll aventurën pozitive dhe rikthehet te ish-ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us