ZYRTARE/ U largua nga Partizani, mbrojtësi transferohet në elitën e futbollit izraelit

Mbrojtësi David Domgjoni para disa javësh mbylli bashkëpunimin me klubin e Partizanit, duke krijuar konfuzion se cili do të ishte destinacioni i ri për 28-vjeçarin. Por lëvizja e Domgjonit nuk ka vonuar.

Lojtari është prezantuar ditën e sotme te klubi Hapoel Jerusalem. Kontrata me klubin në fjalë është 2 vjeçare, me opsion edhe një tjetër. Një fakt interesant është se Hapoel Jerusalem kishte kohë që e kërkonte mbrojtësin shqiptar, ndërsa vetëm sot gjithçka u zyrtarizua.

“Unë dëgjova për herë të parë rreth Hapoelit 4 vite më parë dhe e kam ndjekur që atëherë. Jam i lumtur që më në fund erdhi koha që t’i bashkohem këtij klubi special me tifozët e tij të jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të bëj maksimumin që të arrij objektivat e skuadrës”, fjalët e Domgjonit me ekipin e ri.

Lajme të tjera |  Allegri kërkon sulmues, Igli Tare e gjen në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us