ZYRTARE/ U largua papritur nga Laçi, sulmuesi ‘braktis’ Superioren dhe firmos me ekipin e ri

Mario Barjamaj është sulmuesi më i ri i Vorës. Pasi mbylli aventurën e tij me Laçin në Superiore, 26-vjeçari ka vendosur që të vazhdojë një të re me Vorën në Kategorinë e Parë.

Një lëvizje e zgjuar nga skuadra e Vorës të cilët kanë si qëllim ngjitjen në Superiore. Në këtë mënyrë, reparti ofensiv i “bluve” bëhet akoma dhe më kompakt, duke marrë një lojtar me eksperiencë si Barjamaj.

Pas aventurave me Bylisin, Partizanin, Tomorin dhe Laçin, tashmë sulmuesi vendos që të bashkohet me vorakët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ky transferim u krye pasi Barjamaj shkëputi kontratën me Laçin dhe duke dalë si lojtar i lirë në treg.

Njoftimi i Vorës:

Lajme të tjera |  VIDEO/ 120 minuta për të vendosur çerekfinalistin e parë, Palmeiras ia del përballë Botafogos

Zyrtare! Mario Barjamaj është futbollisti i Vorës.

Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Mario Barjamaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Mario është aktivizuar me ekipe si Tomori, Bylis dhe Laçi.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Mario Barjamajt dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us