Nga Teuta vazhdojë largimet. I radhës që ka vendosur të ndajë rrugët me durrsakët është Vasilis Zogos.
Ish-lojtari i Kukësit e ka bërë të ditur diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti falenderon klubin dhe tifofozët për mbështetjen, ndërsa u uron suksese në të ardhmen.
“Faleminderit për gjithçka Teuta. I uroj gjithë të mirat ekipit dhe tifozëve për të ardhmen”, ka shkuar Zogos.
Aventura e grekut në Durrës ka zgjatur vetëm 5 sezon, pasi në në janar u bë pjesë e “Djemve të Detit”. 25-vjeçari ia doli të luante vetëm në 7 ndeshje në kampionat, në total 501 minuta dhe dhuroi vetëm 2 asiste.
Paraqitjet e tij nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndajnë rrugët me të, pasi nuk është më pjesë e planeve të tyre për sezonin e ri.
Kujtojmë se nga Teuta kanë njoftuar largimin pak ditë më parë edhe Ergys Peposhi dhe Theodoros Mingos.
