ZYRTARE/ Vetëm 2 milionë euro, Ernest Muçi bëhet shok ekipi me ish-in e Milan

Tammy Abraham është futbollisti më i ri i Besiktas. Sulmuesi anglez ka lënë Romën edhe është huazuar me të drejtë blerje tek klubi që militon në Superligën turke.

27-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit të Besiktas deri në qershor të vitit 2026. Tashmë, Abraham është shok ekipi me dy shqiptarët, Ernest Muçin dhe sulmuesin e Kosovës, Milot Rashicën. Vlen të përmendet se për këtë huazim, Besiktas ka shpenzuar 2 milionë euro.

Kujtojmë se 27-vjeçari anglez ka një karrierë të pasur. Përveç Romës, Abraham ka luajtur edhe për Chelsea, Aston Villa, Bristol City, Swansea dhe Milan në kampionatin italian.

Lajme të tjera |  Historia e “ngatërruar” me Vllazninë dhe kalimi te Egnatia, reagon për herë të parë Ildi Gruda

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us