ZYRTARE/ Vetëm një sezon te Tirana, sulmuesi njofton largimin nga kryeqytetasit

Fatmir Prenga nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lojtari e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

24-vjeçari falenderon klubin, tifozët, presidentin, stafin dhe të gjithë shokët për aventurën e tij 1-vjeçare në kryeqytet. Ndër të tjera shkruan se iu është shumë mirënjohës për mundësinë e dhënë.

“Faleminderit Tirona, faleminderit tifozeria mo e bukur,  faleminderit Presidences,  Stafit teknik, faleminderit shokeve te ekipit, ju jam mirnjohes”,shkruan Prenga.

ZYRTARE/ Vetëm një sezon te Tirana, sulmuesi njofton largimin nga

Futbollisti nga Mamurrasi në këtë sezon me bardheblutë ka luajtur në 31 ndeshje, ku ka mundur të shënojë vetëm 2 gola. Gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste, por që nuk kanë mjaftuar për të qëndruar në kryeqytet.

Tashmë si një futbollist i lirë në treg, do të jetë në pritje të ofertave për të vendosur se ku do të jetë destinacioni i tij i ri.

Lajme të tjera |  QETËSI te Kombëtarja shqiptare, kuqezinjtë marrin LAJMIN E MADH para sfidës me Serbinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us