Napoli ua ka shuar shpresat skuadrave “big” që synojnë golashënuesin më të mirë të Seria A në sezonin e shkuar. Viktor Osimhen ka rinovuar kontratën me Napolin dhe bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë deri në verën e vitit 2026.
Ky rinovim shikohet si dhuratë për Krishtlindjen për napolitanët. Ka qenë vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ai që njoftoi firmosjen e kontratës së re në rrjetet sociale. Fotot i shoqëroi me diçiturën: U krye!
Pak më vonë ka qenë vetë klubi që konfirmoi rinovimin e kontratës së Osimhen. Sipas raporteve dtë mediave italiane Osimhen me kontratën e re pritet që të përfitojë një rrogë vjetore 10 milionë euro neto.
Në kontratë përfshihet edhe klauzola e lirimit, që mendohet të jetë një shumë e majme rreth 130 milionë euro. Kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë gjatë verës.