Bernard Karrica është futbollisti më i ri i Vorës. Pasi mbylli aventurën e tij me Ballkanin në Superligën e Kosovës, 24-vjeçari është transferuar në Superiore, pikërisht me kampionët e Kategorisë së Parë.
Kjo është hera e parë që Karrica luan në Shqipëri. Karriera e tij ka qenë e fokusuar në Kosovë me Gjakovën dhe Ballkanin.
Ndërsa në Kroaci, sulmuesi 24-vjeçar është aktivizuar në Dinamon e Zagrebit, Rijekën dhe Dragovoljac. Ndërkoha ka luajtur edhe në Slloveni me ND Gorica dhe Sered.
Kujtojmë se Karrica ishte një element kyç në Ballkanin e Ilir Dajës, në kohën kur timonieri momental i Dinamos drejtonte ekipin nga Suhareka.
Njoftimi i klubit të Vorës:
Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Bernard Karrica është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Karrica sezonin e fundit është aktivizuar me ekipin e Ballkanit në kampionatin e Kosovës, nga sezoni 2018 pjesë e Akademis së Dinamos së Zagrebit dhe kampionatit Kroat me ekipe si Rijeka dhe Gorica, pjesë dhe e Shqipërisë U-21 dhe U-19 ku numeron 22 paraqitje.