ZYRTARE/ “Zbarkon” në Itali sulmuesi i kërkuar gjithandej, Milani gjen pasuesin e Alvaro Moratas

Milani ishte shumë pranë me bisedime dhe ia ka dalur të firmos me Santiago Gimenez. Goleadori është futbollisti më i ri i “Djajve”.

Meksikani është prezantuar sot nga klubi italian me një postim në rrjetet sociale të vetë Milanit. Sulmuesi ishte shumë pranë kalimit në Milano dhe zërat gjithnjë sa vinin e bëheshin më të forta. Ditën e sotme çdo aludim ka marrë fund dhe milanistët gjejnë një sulmues “race” që u duhet për synimeët që kanë.

Pas largimit të Moratës në Turqi, Conceicao e kishte shumë të nevojshme plotësimin e repartit. Italianët nuk kanë vonuar dhe i kanë sjellur futbollistin e kombëtares amerikano-qendrore. Gimenez shquhet për rendimentin e lartë, gjë që e faktoi dhe në Holandë me Feyenoord.

Lajme të tjera |  Humbja me Interin nuk “kapërdihet”, klubi i Barcelonës merr vendimin DRASTIK para “El Clasico”-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us