Bedri Greca nuk do të jetë më futbollist i Besës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
34-vjeçari falenderon Besën për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron sukses në vazhdim. Aventura e futbollistit kryeqytetas në Kavajë ka zgjatur vetëm 6 muaj, teksa në janar të këtij viti veshi fanellën e ekipit të besës.
Me kavajasit ka luajtur në 18 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 3 gola. Ndërkohë tashmë do të jetë një futbollist i lirë në treg.
