ZYRTARE/ Zguro ndryshon merkaton e Pogradecit, mbrojtësi rikthehet në qytetin e lindjes

Devolli ka zyrtarizuar një afrim me tepër vlera. Mateo Pere është larguar nga pogradeci dhe tashmë do të vesh fanelën e klubit juglindor.

31 vjeçari ka mjaft eksperiencë në Kategorinë e Parë, edhe pse luajti vetëm 4 takime me fanelën e klubit liqenor këtë sezon. Pere luan si mbrojtës dhe ardhja e Zguros në qytetin e vetë, mesa duket ka bërë që hapësirat të jenë të pakta për is-in e Pogradecit tashmë.

Mund të duket si një lëvizje e keqe pasi Mateo zbret një katregori më poshtë, por jo. Ashtu si Vangjel Zguro që u rikthye në qytetin e tij, edhe lojtari i prapavijës rikthehet si djali i shtëpisë në Kategorinë e Dytë.

Lajme të tjera |  Në qendër të kritikave pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon Marçiniakun për finalen Vllaznia-Egnatia

Kujtojëm që Mateo Pere e nisi karrierën e gjatë tek ekipi i shkrirë Bilishti Sport, teksa ka përfaqësuar ngjyrat blu të skaudrës në qarkun e Korçës dhe më aprë. Me Pogradecin, ai u bashkua në korrik të vitit 2023.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us