ZYRTARE/ “Zidane shqiptar” firmos kontratën e parë si profesionist, i bashkohet ish-klubit të Berishës

Zidan Tairi ka firmosur kontratë profesioniste me klubin e njohur të Bundesligas, Hoffenheim. Shqiptari bën një hap të madh në karrierë me këtë lëvizje.

I riu i talentuar ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Origjina e tij është shqiptare, specifikisht nga Gostivari. Shqiptari nga Ilirida është aktualisht edhe pjesë e helvetëve. Talenti përfaqëson moshat e Zvicrës.

FSHF po përpiqet prej kohësh të thithë “diamantin” e së ardhmes që po habit që në moshën e adoleshencës gjermanët. Tairi do të ingranohet me klubin që zotëron kartonin e Fisnik Asllanit dhe së shpejti mund t’i shohim të dy të luajnë në Europë me blutë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në qershor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us