Drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada ka folur së fundmi për situatën e klubit ku ai punon. Në fjalën e tij, Moncada foli edhe për drejtorin e ri sportiv.
Me Igli Taren si një nga opsionet konkrete për këtë rol te Milan, drejtori teknik i “Djallit” ka bërë një deklaratë të papritur. Ai thotë se edhe pa drejtor sportiv, Milan është shumë mirë momenalisht.
“Gjithmonë flasim për qëllime, por ka edhe performanca që janë interesante. Kemi bërë gabime në shumë ndeshje dhe mund të kishim bërë më shumë. Kemi një strukturë, jemi Milani dhe në klub ka njerëz që punojnë.
Po mendojmë për një drejtor si aset për të zhvilluar klubin, për të bërë një hap tjetër. Por, kemi një strukturë dhe një organizim që është i konsiderueshëm edhe në këtë moment”, tha Moncada.