Zyrtari ushtarak rus: Dronët ukrainas u përpoqën të rrëzonin helikopterin e Putinit mbi Kursk

Lajmi se presidenti Vladimir Putin ishte duke fluturuar me një helikopter mbi rajonin e Kurskut, kur u sulmua me disa dronë ukrainas, shkaktoi trazira në Rusi. Lajmin e dha për median ruse “RT”, komandanti i mbrojtjes ajrore, Yuri Dashkin.

“Intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonën e Kurskut. Helikopteri ishte në shënjestër për t’u goditur,”-shtoi ai.

MOMENTI ME VIDEO: 

Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.

Megjithatë, edhe pse Dashkin ka folur, informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini. Rasti i shtohet një serie publikimesh të ditëve të fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas rimarrjes së territorit nga forcat ruse.

Lajme të tjera |  I ra në kokë bolieri i ujit teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us