11 maji/ Dash Shehi i bindur te fitorja: Kam marrë 8 mijë vota edhe kur popullsia e Tiranës ishte 3 herë më e vogël

Kryetari i LZHK, njëkohësisht drejtues i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi, është shprehur i bindur për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 majit. Shehi tha se 7-8 mijë vota personale i ka marrë në Tiranë edhe para 30 viteve.

Sot që numri i popullsisë në Tiranë thuajse është trefishuar, Shehi tha se pretendon më shumë se një mandat deputeti, duke shtuar se ambicia është krijimi i një grupi parlamentar.

Ai tha gjithashtu se është i bindur te fitorja, pasi sipas tij, janë me mijëra qytetarë në Shqipëri që mendojnë si ai, që me këtë qeveri dhe me opozitën e Berishës nuk mund të vazhdohet më.

“Unë kam qenë edhe pa aleatët e mi dhe kundër aleatëve të mi dhe kam hyrë. Për ato jam më shumë krenar dhe besoj se edhe këtë herë do të hyj dhe do ja dal, sepse janë me mijëra shqiptarë që besojnë si unë. Që mendojnë se një qeveri që ka 12 vite e ka mbushur kupën. Që mendojnë se edhe një bllok opozitar që kthehet për herë të tretë e të katërt po me të njëjtat histori e muhabete, nuk është alternativa më e mirë për Shqipërinë. Prandaj edhe nëse kemi dalë këtu, kemi dalë jo për një karrige deputeti, por për të krijuar një trajektore të re politike. Atë karrigen e deputetit mund të futesha edhe te Madhështori edhe e merrja.

Lajme të tjera |  Në Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendra votimi, rreshtohen në trotuar

Këtu në Tiranë duhen 10 mijë vota për të dalë deputet. Unë kam edhe më shumë. Kam marrë para 30 viteve 7-8 mijë vota, jo tani që Tirana është trefish më e madhe në popullsi”, tha Shehi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us