15 humbje sezonale, shifrat dënojnë “Djajtë e Kuq”, sezoni më i errët në histori

Manchester United nuk del dot nga tuneli ku është futur që prej nisjes së sezonit. Pavarësisht kualifikimit drithërues të enjten e shkuar në sfidën e kthimit ndaj Lyon në çerekfinale të Europa League, në Premier League, “Djajtë e Kuq” zhvillojnë performancën e radhës zhgënjyese duke u mundur 0- nga Wolverhampton.

Sfida u vendos nga një perlë e Pablo Sarabia me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit. United po mbyll një sezon nga më të errëtit në historinë e tij të lavdishme. Me vetëm 38 pikë, 5 javë nga fundi, ky do të jetë sezoni më i keq për ta sa i takon pikëve të grumbulluara edhe në rast se do t’i fitojnë të 5 sfidat e mbetura. Humbja ndaj Wolverhampton ishte ndërkohë e 15 këtë sezon në Premier League, një tjetër rekord negativ që vendoset nga ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim. United ka koleksionuar vetëm 10 fitore, ndaj një tjetër rekord negativ do të vendoset edhe në këtë aspekt, pasi sezoni më i dobët i Manchester United sa i takon numrit të fitoreve brenda një sezoni ka qenë ai i 2021-2022 me 16 fitore. Ndoshta fitimi i Europa League mund të jetë ngushëllimi i vetëm për United, por sidoqoftë ky do të jetë një sezon që tifozët e “Djajëve” nuk do ta harrojnë dot kurrë

Ndërkohë Chelsea fiton me përmbysje derbin e Londrës ndaj Fulham, me “blutë e Londrës” që triumfuan me shifrat 1-2. Goli i Iwobit për vendasit u përmbys nga skuadra e Enzo Marescës vetëm në fund të takimit, falë dy golave shumë të bukur të George dhe Netos. Me këtë fitore Chelsea e shikon veten për momentin në zonën Champions sërish, teksa ndodhet në vendin e 5 me 57 pikë.

Lajme të tjera |  LEGJIONARËT/ Pajaziti shënon golin e parë me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanyol

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us